Xhavit Haliti

Drita e pëson humbjen e parë

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka humbur ndeshjen e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Drita të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë humbi me rezultat 3:0 nga klubi i njohur holandez, AZ Alkmaar.

Ndeshja Drita – AZ Alkmaar i takoi xhiros së pestë të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Holandezët shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen e luajtur në praninë e një numri të vogël shikuesisht në “Fadil Vokrri”.

Drita u shfaq e rrezikshme në minutën e tretë të ndeshjes. Portieri i holandezëve me vështirësi priti një top të gjuajtur në zonë nga Almir Ajzeraj. Më pas, saktësisht në minutën e 17-të, AZ-i kaloi në epërsi me golin e shënuar nga kapiteni Sven Mijnans. Mesfushori Mijnans realizoi gol me gjuajtje të saktë nga zona pas një aksioni të gjatë.

Golin e dytë për AZ Almaarin e shënoi sulmuesi Isak Jensen në minutën e 58-të, kurse Ibrahim Sadiq në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për rezultatin final, 3:0.

Për Dritën ishte humbja e parë, ndërsa ka dy fitore e dy barazime. 

Gjilanasit bien në vendine 15-të me tetë pikë, kurse AZ Alkmaari është në vendin e 11-të me nëntë pikë.