Mbrëmjen e kaluar, marketi Maxi në “Rrugën B” në Prishtinë, është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin brenda një kohe të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.