Njëzet (20) familje në Komunën e Drenasit janë evakuuar pasi që janë rrezikuar nga uji si shkak i reshjeve të mëdha të shiut, raporton Ekonomia Online.
Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se veç përpjekjeve për të ruajtur jetën e njerëzve po tentohet të mbrohet edhe nënstacioni i energjisë elektrike e cila është rrezikuar nga uji.
Ai u kërkoi qytetarëve që mos të kalojnë rrugëve për të cilat është paralajmëruar se janë vështirë të kalueshme, e mos të pengohen njësitet nëse vec nuk munden me iu dalë në ndihmë.
“Në komunën tonë ka reshje të mëdha prej mesnatës. Ne po provojmë të bëjmë më të mirën. Sigurisht që shumë rrugë janë të vërshuar nga uji. Kemi bërë njoftimet, i lusim qytetarët se aty ku kemi thënë se nuk mund të kalohen, mos të vijnë me na pengu më shumë në qoftëse nuk munden me na ndihmu, mos të na pengojnë. Njësitet e zjarrfikësve i kanë largu mbi 20 familje të cilat janë rrezikuar nga uji. Rrezikun më të madh e kemi në këtë pikë ku po shihini që është edhe trafostacioni i Komunës sonë që ne e kemi ndalë energjinë elektrike në gjithë territorin e Drenasit. U premtojmë qytetarëve që do ta ruajmë këtë trafostacion ë është edhe jetik për qytetarët, sapo të largohet uji, njësitet e KEDS janë të gatshëm me lëshu energjinë elektrike”, tha ai,
Lladrovci thotë të ketë biseduar edhe me ministrin në detyrë të Pushteti Lokal nga i cili ka marrë premtimin se do t’i nisin njësitet e Agjencisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave që t’iu dalin në ndihmë.