Xhavit Haliti

Aksioni i madh i Prokurorisë së Prizrenit, cak më tepër se 40 persona

Një aksioni i madh po zhvillohet mëngjesin e sotëm nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe Policia për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Tashmë disa persona kanë përfunduar në pranga.

Klankosova.tv mëson se cak i këtij aksioni janë më tepër se 40 persona.

“Për numrin e të arrestuarve është ende herët. Aksioni po vazhdon”, deklaroi ky burim për Klankosova.tv.

Pos Prizrenit, aksioni në fjalë po vazhdon edhe në regjione të tjera si: Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.