Instituti GAP ka publikuar një grafik informues mbi 10 produktet më të eksportuara dhe importuara nga Kosova gjatë vitit 2025, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, importet dominohen nga veturat me vlerë 651 milionë euro, të pasuara nga derivatet e naftës me 560 milionë euro dhe energjia elektrike me 259 milionë euro. Në listën e importeve kryesore përfshihen gjithashtu cigaret (158 mln €), shufrat prej çeliku (154 mln €), medikamentet (149 mln €), pijet joalkoolike (102 mln €), çimentoja (66 mln €), ëmbëlsirat (96 mln €) dhe gjedhët (95 mln €).

Në anën tjetër, eksportet kryesohen nga energjia elektrike me 55 milionë euro, ndjekur nga plastika (56 mln €) dhe pijet joalkoolike (54 mln €). Produkte të tjera të rëndësishme eksporti janë mobiliet (48 mln €), konstruksionet prej çeliku (36 mln €), tubat e çelikut (26 mln €), kostumet për gra (24 mln €), dyshekët (24 mln €), mbetjet e scrap-it (23 mln €) dhe veshjet e thurura (20 mln €). Instituti GAP sqaron se të dhënat për energjinë elektrike mund të përfshijnë edhe energjinë që kalon tranzit përmes Kosovës.