Një person është gjetur i vdekur gjatë paradites të së martës në Lipjan.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i shtrirë në një shtëpi të pabanuar rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.
Rasti po trajtohet nga policia si “hetim mbi vdekjen”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.