Themeluesi i British Gymnasium of Technology (BGT), Muzafer Shala, ka njoftuar se kjo shkollë do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në qytetin e Prizrenit, me hapjen e një lokacioni të ri arsimor.

Sipas njoftimit, lokacioni i ri do të funksionojë në ITP – Prizeren, si shkollë e mesme profesionale në fushën e programimit dhe teknologjisë së informacionit, duke u ofruar nxënësve mundësi të reja për arsimim bashkëkohor dhe përgatitje për tregun modern të punës.
“Një lokacion i ri. Një shkollë e mesme programimi”, ka theksuar Shala në postimin e tij, duke bërë të ditur se British Gymnasium of Technology po vazhdon zgjerimin e saj në Kosovë.
Hapja e shkollës së re në Prizren pritet të krijojë mundësi të reja arsimore për të rinjtë e rajonit, duke forcuar më tej rolin e teknologjisë dhe programimit në sistemin arsimor.