Xhavit Haliti

Aksion në Prishtinë, katër persona nën hetim për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

Një aksion po zhvillohet në Prishtinë në koordinim mes Prokurorisë Themelore dhe Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka konfirmuar për Telegrafin se është duke u zhvilluar një aksion ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas Shalës, dy persona po hetohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në bazë të nenit 414, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë nën hetime për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, sipas nenit 309 të KPRK-së.

Zëdhënësja Shala ka shtuar se aksioni është duke vazhduar ende dhe se për më shumë detaje do ju njoftojmë me kohë.