Xhavit Haliti

Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit

Një person rreth 30-vjeçar, F.B., dyshohet se ka vrarë nënën e tij T.B. në orët e para të së mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, dyshohet se viktima u privua nga jeta pasi F.B. ushtroi dhunë fizike. Rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë”.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Nga të dhënat e Prokurorisë, rezulton se F.B. ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje.

“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.