Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri më 21 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar gjithsej 834, nga 2.557 vendvotime.
Deri më tani KQZ-ja ka njoftuar se rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna, ndërsa procesi po vazhdon edhe në komunat e tjera të përfshira në vendimin e KQZ-së.
Rezultatet e rinumërimit publikohen KETU