Xhavit Haliti

Policia ka shqiptuar mbi 15 mijë gjoba trafiku vetëm në janar

Kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor me vetura të pajisura me teknologji inteligjente dhe radarë mobil po vazhdon në të gjithë vendin, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba ndaj shoferëve për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, me theks të veçantë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe mosrespektimin e sinjalizimit rrugor.

Autoritetet rikujtojnë se respektimi i rregullave të qarkullimit është përgjegjësi e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe se masat ndëshkuese kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Policia thekson se siguria në rrugë mbetet prioritet i përhershëm, ndërsa kontrollet me pajisje moderne do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim në të gjitha akset rrugore.