Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia, lajm është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi publik.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të martën më 03 mars 2026, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Shakovicë, Komuna e Podujevë, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Sipas njoftimit, pamja për të ndjerin do të mbahet në Hotel Grand më 4 dhe 5 mars, nga ora 09:00 deri në 16:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen Zhitia.
Hilmi Zhitia ishte një figurë e njohur në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke ushtruar funksione të rëndësishme në institucionet e drejtësisë dhe duke kontribuar për vite me radhë në zhvillimin e sistemit prokurorial në vend.
Familja dhe miqtë e tij kanë shprehur falënderim për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen dhe kujtimin për të ndjerin.
“Me respekt dhe dashuri, familja dhe miqtë e Hilmi Zhitia”, thuhet në njoftimin mortor.