Ekzistojnë disa arsye pse njeriu mund të ndihet gjatë gjithë kohës i uritur.
Ndër to mund të jetë stresi. Gjatë një situate stresuese, stresi e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është thuajse zero.
Kjo është arsyeja përse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqimin dhe mund të shëndoshen.
Një tjetër arsye janë tiroidet. Nëse jeni të uritur gjatë gjithë kohës, por nga ana tjetër po humbisni në peshë atëherë fajin e ka tiroidja.
Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone, duke nxitur trazira në organizëm.
Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.
Ushqyerja e tepërt mund të nxisë edhe mbipeshën ndërkohë që obeziteti mund të shumëfishojë ndjenjën e vazhdueshme të urisë. Yndyrat e tepërta mund të rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme.
Një tjetër arsye pse mund të ndiheni vazhdimisht të uritur është edhe diabeti. Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja më pas rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe.
Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas. Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja. Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.
Edhe pagjumësia luan rol në këso lloj rastesh. Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë.
Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të./agroweb