Një burrë dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij.
Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur për ta kryer vrasjen.
Para shkrepjes së armës, dy vëllezërit kanë pasur një konflikt verbal me njëri-tjetrin.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, por para se të nisej për QKUK, ai ka ndërruar jetë.
Raportohet se i dyshuari për kryerjen e vrasjes është ish-futbollisti i KF DUKAGJINI në Klinë Jetmir Jusufi.