Nga një prilli i këtij viti është paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mund të rritet deri në rreth 20 për qind.
Mirëpo, deri më tani ende nuk është marrë ndonjë vendim sa i përket tarifave të reja.
Kjo për shkak se ZRRE ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e aplikimeve nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) të cilat kanë kërkuar një rritje prej mbi 20 për qind.
E, në rast se merret një vendim për rritje prej mbi 20 për qind ekspertët paralajmërojnë se kjo do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë, duke e cilësuar si dështim institucional dhe duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete nga autoritetet.