Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë si pasojë e problemeve me furnizimin me energji elektrike.
Sipas raportimeve, minatorët janë bllokuar që nga mbrëmë në orët e natës dhe ende ndodhen brenda hapësirave të minierës.
“Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”, raporton Klan Kosova.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me gjendjen e minatorëve apo përpjekjet për nxjerrjen e tyre nga miniera.