Sami Lushtaku: Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmojë, qytetarët nuk tolerojnë dhe reaguan!

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pasi rrahu kryetarin e VV-së në këtë komunë.

Përmes një reagimi Lushtaku tha se pushteti i Albin Kurti tentoi të më sulmojë, qytetarët nuk tolerojnë dhe reaguan!

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë:

Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!