Nga ora 10:00 e së hënës hyjnë në fuqi çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.41 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.36 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është 0.64 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi për 24 orë, duke filluar nga ora 10:00, dhe vlejnë për të dielën dhe të hënën, në përputhje me vendimin e MINT-it.
Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesa për mosrespektimin e çmimeve të përcaktuara përmes kanaleve zyrtare të ministrisë
