Policia shqipton mbi 2600 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,610 gjoba për kundërvajtësit në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 62 aksidente trafiku, prej të cilave 45 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 17 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, në përputhje me procedurat ligjore.