Laurent Krasniqi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, do të varroset sot, më 3 shtator.
Sipas njoftimit të publikuar nga shoku i tij i ngushtë, Egzon Sahiti, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00.
“Sot, më 03.09.2026, në ora 17:00, në fshatin Llukar, do të bëhet varrimi i shokut tonë të dashur, Laurent Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Sahitit, shkruan Gazeta Stop.
Në njoftim, familja dhe të afërmit shprehin dhimbjen për humbjen e Laurentit, duke e përshkruar atë si një shok të dashur dhe duke kërkuar që kujtimi për të të mbetet i përjetshëm.
Laurent Krasniqi humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident trafiku në Llukar të Prishtinës, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë. Ai ishte 29 vjeç.