Moti sot me diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, por gjatë ditës priten edhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa zona mund të sjellin reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.