Kur flitet për kalciumin, produktet e qumështit janë zakonisht të parat që na vijnë në mendje.
Por qumështi dhe djathi nuk janë burimet e vetme.
Edhe disa perime përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi. Kur konsumohen rregullisht si pjesë e një ushqimi të balancuar, ato mund të kontribuojnë në shëndetin dhe forcën e kockave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Health, këto janë disa prej perimeve që dallohen për përmbajtjen e tyre të kalciumit.
1. Lakra e Brukselit
Një filxhan me lakër brukseli të gatuar përmban rreth 249 miligramë kalcium, që përbën afërsisht 19 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për të rriturit.
Kjo perime është gjithashtu burim i mirë i vitaminës K. Kalciumi dhe vitamina K luajnë role të rëndësishme në shëndetin e kockave.
2. Lakra jeshile
Një filxhan lakër jeshile e gatuar përmban rreth 177 miligramë kalcium, ose rreth 13.6 për qind të nevojës ditore.
Ajo përmban gjithashtu vitamina K, A dhe C, si dhe antioksidantë.
Këto lëndë ushqyese lidhen me funksionimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.
3. Gjethet e rrepës
Jo vetëm rrënja e rrepës mund të përdoret në kuzhinë.
Edhe gjethet e saj janë mjaft ushqyese. Një filxhan me gjethe rrepe të gatuara dhe të grira përmban rreth 197 miligramë kalcium, ose 15 për qind të vlerës ditore.
Ato janë gjithashtu burim i fibrave, folatit dhe vitaminave A dhe K.
Gjethet e rrepës kanë shije më të hidhur dhe zakonisht zihen ose përgatiten në avull. Shpesh kombinohen me limon ose uthull për t’ua zbutur shijen.
4. Gjethet e mustardës
Një filxhan me gjethe mustarde të gatuara përmban rreth 165 miligramë kalcium, që përbën 12.7 për qind të nevojës ditore.
Por kalciumi nuk është i vetmi element që i bën interesante.
Gjethet e mustardës janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminë K, ndërsa përmbajnë edhe beta-karoten, të cilin trupi e shndërron në vitaminë A.
Ato përdoren gjerësisht në kuzhinat aziatike, afrikane dhe të Amerikës së Jugut. Mund të skuqen, të përdoren në supa ose të përfshihen në gatime të ndryshme.
5. Brokoli rabe
Brokoli rabe, i njohur edhe si rapini, është një tjetër perime që përmban një sasi të konsiderueshme kalciumi.
Një filxhan i gatuar përmban rreth 185 miligramë kalcium, ose 14.2 për qind të marrjes së rekomanduar ditore.
Rapini përmban gjithashtu vitaminë K dhe antioksidantë.
Në pamje ka gjethe, kërcej dhe lule të vogla që ngjajnë me brokolin. Shija e tij është pak e athët.
Në kuzhinën italiane shpesh përgatitet me vaj ulliri, hudhër dhe spec djegës.
Në fund, kalciumi nuk duhet parë vetëm si një mineral që merret nga qumështi. Një dietë e larmishme mund të sigurojë kalcium edhe përmes perimeve dhe ushqimeve të tjera.