Një grua ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 12:13 në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banesës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kopetente.