Messi zbulon talentët e së ardhmes

Lionel Messi e ka kthyer vëmendjen drejt së ardhmes së futbollit. Pak ditë pas lamtumirës me kombëtaren argjentinase, tetë herë fituesi i Topit të Artë ka përzgjedhur dhjetë talentet e reja që, sipas tij, meritojnë të ndiqen nga afër.

Ylli argjentinas ka publikuar listën e lojtarëve premtues, shtatë meshkuj dhe tre femra, që mund të lënë gjurmë në futbollin botëror.

Mes emrave të përzgjedhur spikat Max Dowman i Arsenalit. Në moshën 16-vjeçare, talenti anglez ka hyrë në histori si golashënuesi më i ri në historinë e Premier League, duke konfirmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Në listë është edhe Jesús Rodríguez, anësori spanjoll i Comos, që po zhvillohet nën drejtimin e Cesc Fàbregas.

Pas transferimit nga Betis Sevilla në verën e vitit 2025, ai ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe kontributin e tij në repartin ofensiv.

Pjesë e përzgjedhjes së Messit janë gjithashtu Tomás Aranda, Kees Smit, Can Uzun, Gilberto Mora dhe Zavier Gozo.

Edhe futbolli i femrave përfaqësohet me tre talente. Chloe Sarwie, Giovanna Waksman dhe Lotta Wrede. Me këtë përzgjedhje, Messi i jep vëmendje brezit të ri të futbollit, në një kohë kur emrat e rinj po synojnë të marrin protagonizmin në skenën ndërkombëtare.