Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, për seancën e radhës

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare. 

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00. 

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3.    Pyetjet parlamentare;

4.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

#kryesia e kuvendit#Mbledhja#kuvendi