Sunny Hill Festival

Unitedi kërkon 20 milionë euro për Sanchezhin

Manchester Unitedi është duke kërkuar nga Interi 20 milionë euro për sulmuesi kilian Alexis Sanchez, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Sanchez 31-vjeçar është huazuar te Interi nga Unitedi, ndërsa ka regjistruar një gol dhe asistuar pesë tjerë në shtatë ndeshjet që kur ka rifilluar futbolli në Itali pas pezullimit shkaku i pandemisë COVID-19.

Krerët e Interit janë të kënaqur me paraqitjet e Sanchezit, mirëpo Unitedi po kërkon 20 milionë euro për të.