Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës, janë shënuar gjithsejt 27 aksidente.
Nga këto një person ka vdekur dhe 12 të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Sipas policisë janë shqiptuar edhe 947 gjoba në trafik.