Sunny Hill Festival

William Walker kontraktohet për ta këshilluar Presidentin Thaçin

Një kontratë në vlerë 35 mijë euro është nënshkruar në mes të Zyrës së Presidentit të Kosovës dhe Fondacionit Walker, i themeluar nga William Walker – ish drejtues i Zyrës së OSBE-së në Kosovës gjatë periudhës së luftës.

BIRN raporton se ka siguruar një kopje të kontratës, e cila është e vlefshme pesë muaj, dukë nis nga gushti i 2020-ës dhe që skadon në dhjetor të këtij viti.

Në kontratë theksohet se fondacioni i themeluar nga më 2017 nga Hasan Salihu dhe William Walker do të sigurojë ekspertizë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në përpjekjet diplomatike për integrim Euro-Atlantik.

Në kontratë thuhet: “sigurim të shërbimeve…  do të sigurojë ekspertizë të avancuar në çështje që përfshijnë, por edhe nuk kufizohen, si vijon: përfaqësimi i brendshëm dhe i jashtëm i Kosovës, zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve me shtete të tjera, forcimi i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe avancimin e iniciativave ekonomike sikurse integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike”.

Kontrata theksohet se mund të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Willaim Walker njihet si kritikues i madh i Presidentit Thaçi në vitet e kaluara.