Kongresi arrin pragun për shkarkimin e Trump

Mjaftueshëm ligjvënës amerikanë kanë votuar për ta shkarkuar Presidentin Donald Trump që është hera e parë në historinë e SHBA-së.

Së paku 217 ligjvënës deri tash kanë votuar pro, përfshirë edhe së paku nëntë republikanë, raporton CNN. 

Rezoluta për shkarkim e ngarkon Trumpin me një akuzë të vetme “për nxitje të kryengritjes” një javë më parë në Capitol Hill. 

Trump do të jetë presidenti i parë në histori që do të shkarkohet.