Sunny Hill Festival

Pesë ekipet angleze tërhiqen nga Superliga Evropiane

Tashmë edhe zyrtarisht, pesë ekipet angleze, Arsenal, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United kanë konfirmuar që nuk do të jenë pjesë e Superligës Evropiane.

Liverpool në njoftimin e tij ka thënë se “përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuan një Supërligë Evropianë janë ndërprerë”, njofton Klan Kosova.

Tottenham, në rrjetin social Twitter kanë thënë se kanë filluar edhe zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga Superliga e Evropës.

“Ne mund të konfirmojmë që kemi filluar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi për zhvillimin e propozimeve për një Super League të Evropës”, ka bërë të ditur klubi nëpërmjet Twitter.

Arsenal këtë iniciativë e ka parë si të gabim dhe u ka kërkuar falje tifozëve.

“Si rezultat që iu dëgjuam juve dhe komunitetit e gjerë të futbollit në ditët e fundit ne po tërhiqemi nga Superliga Evropiane e propozuar. Bëmë gabim dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në qëndrimin e Arsenal.

Edhe Manchester United thekson se nuk do të bëhet pjesë e kësaj lige.

“Kemi dëgjuar me kujdes reagimet e tifozëve  tanë, Qeverinë e Britanisë dhe aksionarët kyç. Mbesim të përkushtuar për të punojmë me të gjithë të tjerët në komunitetin e futbollit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë me të cilat përballet futbolli”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e Djajve të Kuq.