Pas fitores fantastike ndaj San Marinos të martën në mbrëmje, tani Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë në Austri, ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore kundër Maltës, të premten në mbrëmje.
Në këtë udhëtim nuk ka marrë pjesë, futbollisti Lorik Emini, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj San Marinos.
Përveç Eminit, këtë ndeshje nuk do ta zhvillojnë as Vedat Muriqi e Samir Ujkani, të cilët siç thuhet në njoftimin e FFK-së, kanë marrë leje për tu liruar nga grumbullimi.
Dardanët pasditen e së enjtes do ta zhvillojnë stërvitjen në Klagenfurt, ndërkohë ndeshja me Maltën luhet të premten në orën 18:00.
Kujtojmë që Malta është një kundërshtar i njohur për Kosovën, pasi që u përballën në ndeshjet e Ligës së Kombeve në vitin 2018, në të cilat, Dardanët triumfuan në Prishtine 3:1 si dhe si mysafir e mposhtën Maltën me rezultat 0:5.
Pas kësaj miqësoreje, Kosova do të udhëtojë në Antalya për të zhvilluar edhe dy takime tjera kundër Guinesë dhe Gambisë.