Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një fjalim video këtë mëngjes, duke iu përgjigjur situatës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës.
Stacioni më i madh bërthamor i Evropës u dogj pas “granatimeve ruse” dhe mësohet se aktualisht është nën kontrollin rus.
Zelensky ka thënë se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Udhëheqësit perëndimorë hezitojnë ta bëjnë këtë, me kryeministrin britanik, Boris Johnson, duke paralajmëruar se kjo në mënyrë efektive do të nënkuptonte pranimin për të rrëzuar avionët rusë.
Zelensky gjithashtu sot u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit, i cili ka hyrë në javën e dytë.
Ai pretendon se Moska synon qëllimisht infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës, me Mariupol, Kherson, Kharkiv dhe Chernihiv nën sulm.
Udhëheqësi ukrainas pretendon se 9,200 ushtarakë rusë janë vrarë në konflikt deri më tani. Ky është shumë më i lartë se numri i cituar nga Rusia, që është 498.