Sunny Hill Festival

Vetëvendosje publikon 13 gjetje që rezultuan me shkarkimet në KEK

 

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një listë prej 13 pikave që sipas tyre janë gjetjet bazë, që rezultuan me shkarkimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, VV-ja në njërën nga pikat thotë se janë bërë shkelje në punësim.

Po ashtu, sipas VV-së gjetjet kryesore lidhen me bonuset në kundërshtim me vendimin e ministrit, shpenzimet e paplanifikuara, shkeljet në punësim, keqmenanxhimi i pronës dhe shkelje të tjera.

“Nepotizmi: Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepo­ti­zëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre në pozita të rën­dë­sishme në menaxhment”, thuhet në njërën nga pikat.

Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë Kurti, është marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”. Në po atë vendim, qeveria në KEK ka emëruar Rrezarta Pllanën kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapollin drejtore, Arbnor Pulën drejtor dhe Bezad Halilaj drejtor.