Që kur Apple lansoi mbrëmë përditësimin softuerik iOS 17, miliona përdorues të iPhone janë nxituar për ta shkarkuar.
Megjithatë, duket se shumë prej tyre janë penduar për vendimin e tyre, mes pretendimeve se përditësimi më i fundit po ua ‘shterë’ baterinë, transmeton Telegrafi.
Ankesat kanë pushuar rrjetin social X (ish-Twitter) gjatë 24 orëve të fundit, pasi përdoruesit pretendojnë se versioni më i fundit i iOS 17 ka shkatërruar baterinë e pajisjes së tyre.
“A po e vret iOS 17 baterinë e dikujt tjetër”, shkroi një përdorues derisa një tjetër shtoi: “Jetëgjatësia e baterisë ka qenë e tmerrshme deri më tani në iOS 17”.
Të tjerë pretenduan se ngarkimi i telefonit ra ‘dukshëm’ pas përditësimit, ndërsa një tjetër pranoi se ishin shumë të shqetësuar për ta shkarkuar atë.