Abedini transferohet në La Liga te Granada

Eris Abedini është bashkuar me skuadrën e njohur spanjolle Granada.

Mesfushori nga Kosova i është bashkuar Granadas nga skuadra zvicerane Lugano duke bërë një hap të madh në karrierën e tij.

22-vjeçari së fundmi ka qenë i huazuar te Wil ku luajti 35 ndeshje teksa shënoi një gol e bëri një asistim.

Ka qenë vet faqja zyrtare e Granadas që ka konfirmuar transferimin e Abedinit i cili ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.

Megjithatë Granada nuk jep detaje financiare për transferimin e Abedinit nga Lugano.

Kujtojmë që mesfushori është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21, ku bart edhe shiritin e kapitenit.