Fituesja e pafat e lotarisë, i humb bileta në postë

Një grua që kishte fituar 1,000 dollarë më 29 korrik, nuk po mund t’i marrë ato para sepse letra e çertifikuar të cilën e kishte dërguar në selinë e Lotarisë së Floridës nuk ka arritur kurrë aty.

Sue Burgess kishte thënë se zyrtarët i kishin thënë se “pa biletë, nuk ka çmim”.

Çmimi i lotarisë që fiton një person në një shans të dytë i jep atij kohë të kufizuar për ta marrë çmimin. Opsionet e tyre janë që të vendosin biletën në një kuti, por që për shkak të pandemisë ato janë mbyllur, ose t’i dërgojnë përmes postës.

Burgess i ka thënë WFLA-së se ndjehej më e sigurt të dërgonte biletën përmes postës me Shërbimin Postal të SHBA-së.

Nga informacionet thuhet se bileta kishte arritur në Tallahassee në orën 7:12 më 12 gusht, porse në informacionet online nuk tregohet se bileta ka arritur ndonjëherë në zyrën që merret me lotari, raorton AP.

Në kushte normale, fituesit e lotarisë të cilët fitojnë mbi 600 dollarë mund të tërheqin ato personalisht në zyra lokale lotarie, por për shkak të pandemisë, zyrat janë mbyllur për publikun.

Shërbimi postar tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, teksa zyrtarët kanë thënë se nëse letra arrin ata do të thyejnë rregullat për Burgessin dhe do t’ia japin 1000 dollarë, sigurisht nëse është e vërtetuar data e dërgesë.