Agim Bahtiri ia çoi biberonin me qumësht për fëmijë Paris Gurit të LDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një veprim të pazakontë në fillim të seancës së Kuvendit, duke i dhuruar një shishe qumështi për fëmijë deputetit të LDK-së, Paris Guri.

Ky gjest erdhi pas një deklarate të mëhershme të Gurit, i cili kishte thënë se do ta votonte për kryetar të Kuvendit vetëm Agim Bahtirin nga radhët e Vetëvendosjes.

Në një moment, Bahtiri i afrohet Gurit, i jep shishen e qumështit, ia shtrëngon dorën dhe kthehet në vendin e tij. Pas kësaj, Guri i drejtohet me humor: “E harrove këtu.”-Advertisement-

Ky shkëmbim ka tërhequr vëmendje në sallën e Kuvendit, duke sjellë një moment jo të zakonshëm gjatë një situate të tensionuar politike.

Ky resgim i Bahtirit duket se vjen, pasi Guri para mediave me sarkazme kishte deklaruar se ai ka votë pro kryeparlamentarit vetëm nëse emri i propozuar nga VV është Agim Bahtiri