Sunny Hill Festival

Agjenti futbollit nga Kroacia vjen në Kosovë për të kërkuar talentë të rinj

Një ngjarje e rrallë dhe me rëndësi për të rinjtë e futbollit kosovar do të zhvillohet këtë të diel, ku një agjent futbolli nga Kroacia do të jetë i pranishëm në Kosovë për të vëzhguar nga afër lojtarët e lindur në vitin 2007.

Trajneri i njohur i futbollit, Hivzi Ahmeti, i cili është organizator i kësaj ngjarje, tha për Gazeta Stop se ky është një rast i jashtëzakonshëm për futbollistët e rinj që duan të hapin rrugë drejt arenës ndërkombëtare.

“Puna ka zë, dhe këtë të dielë do të flasë talenti! Një agjent profesionist nga Kroacia do të jetë prezent për të parë nga afër punën dhe përkushtimin e lojtarëve tanë të rinj. Është një rast i artë për të rënë në sy dhe për të bërë një hap përpara në karrierë”, tha trajneri Ahmeti.

Ai bëri të ditur se vetëm 15 lojtarë do të përzgjidhen për të marrë pjesë në stërvitje, e cila do të jetë falas (gratis)”.

“Kjo është një mundësi që nuk vjen shpesh. Prandaj i ftoj të gjithë lojtarët e lindur më 2007 që e ndiejnë veten të gatshëm, të aplikojnë menjëherë. Vendet janë të kufizuara dhe interesimi është i madh”, shtoi trajneri Ahmeti.