Ahmeti udhëzon Drejtorinë e Shëndetësisë që me buxhetin për mallra e shërbime të blejë barna për COVID-19

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Bujar Gashi kanë vizituar pacientët me COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pacientët aty kanë pasë kryesisht tri ankesa kryesore – pritja e gjatë për të marrë shërbimin, pagesat e larta në laboratoret private dhe mungesën e terapisë për trajtimin e COVID-19.

I pari i Prishtinës ka listuar edhe zgjidhjet që ai, si kryetar i Prishtinës, ka propozuar për këto probleme.

“Kam udhëzuar Drejtorinë e Shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës. Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht”.

Statusi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Sot me drejtorin Bujarin ishim bashkë me pacientët në QMF Emshir – Kalabri ku marrin ndihmë pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë sa për tu shtrirë në QKUK por që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Ankesat janë të tri natyrave

1. Pritja për të marr shërbimin 2-3 orë
2. Ankesë e përgjithshme që qytetarët në Kosovë paguajnë shumë për laboratoret private për teste etj.
3. Nganjëherë nuk është e gjithë terapia

E para është ankesë për komunën, tjerat nuk janë ankesa të tashme dhe nuk janë specifike për komunën. Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit tonë politik e shoqëror.

1. Pritja në kohë pandemie e krize është normale edhe pse duhet të përmirësohet. Me rëndësi është shërbimi mos me u ndërpre. Kemi shumë mjekë e infermierë të infektuar dhe nuk kemi mundësi të shtojmë numra me procesin formal sepse nuk lejohet nga qeveria. Duhet të mbyllim QMf në lagje tjera për të shtuar në Kalabri. Megjithatë, në mungesë të vendimeve të shpejta për krejt komunat kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë dhe zyren e personelit për anagzhim afatshkurtër të stafit shëndetësor shtesë. Kjo do ta ul kohën e pritjes dhe do të ahtoj kapacitete.

2. Kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës. Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht. Po ashtu po shohim mundësinë që përkohësisht të bëjmë disa teste laboratorike që nuk i kemi në kompetencë vetëm e vetëm që të mundësojmë shërbim falas.

3. Kemi përgatitur edhe plankn emergjent për ndihmë bazike shëndetësore në një ambient mobil me 200 shtretër. Njëherë për njëherë buk ka nevojë sepse po i shtojmë të gjitha dhomat në Kalabri. Kemi nevojë për staf dhe mjete. E përkundër ndalesave byrokratike nuk guxojmë të ndalemi.

Pas bisedës me pacientët, mund lirisht të them që shumica ishin tepër falenderues për stafin dhe sjelljet. Ankesat për pritje do ti adresojmë edhe pse në këtë situatë gjithcka është jashtë normales. Ankesat për kosto do të mundohemi ti adresojmë me çdo gjë që kemi, përkundër faktit që nuk janë kompetencë e jona.

Deri më sot kemi telefonur mbi 10,000 persona me Covid të Komunës tonë sipas listave që na janë dorëzuar nga IKSHP. Kemi shpërndarë mbi 10,000 pako ushqimore e higjienike. Është e qartë që kji betejë vazhdon edhe për javë të tëra. Do të jemi bashkë gjatë gjithë kësaj kohe!