Aksident i rëndë në fshatin Raçë të Gjakovës, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Raçë të Gjakovës.

Siç raporton “Syri Vision”, nga ky aksident tre persona kanë mbetur vdekur, përcjell Gazeta Stop.

Televizioni lokal nga Gjakova mëson nga Policia se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Nusret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se brenda veturës që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë të informuar”, ka thënë Gjurkaj.