Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Sipas dëshmitarëve të rastit ka edhe persona të lënduar nga ky aksident, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të mëdha në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti nga policia e Kosovës për lajmi.net.