Sot në Vushtrri ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve civile.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana, për Telegrafin ka thënë se nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale.
Siç ka bërë të ditur Pllana, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:15, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Sot rreth orës 09:15, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me dëme materiale”, ka thënë ajo.