Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjeter ka marrë lëndime trupore nga aksidenti i sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje.

“Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënësi i policisë, përmes këtij njoftimi, u ka apeluar të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë vigjilent gjatë vozitjes, sepse sipas tij, duke respektuar rregullat e trafikut, mund të evitohen rastet e tilla tragjike.