Aksident te “Qafa”, vetura humb kontrollin shkatërron tri lokale

Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen “Qafa”, në Prishtinë.

Vetura ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre lokale që gjenden në atë pjesë të qytetit.

Nuk duhet nëse ka të lënduar, por nga fotografia e dërguar nga lexuesit e lajmi.net, shihet se ka dëme të mëdha materiale. Policia shihet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.