Aksident trafiku në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtune në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është vetaksidentuar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar rreth këtij aksidenti.