Albin Kurti emëron përkrahësin e tij në bordin e Ibër Lepencit

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “ Ibër Lepenci”. 

Anëtar i këtij bordi u zgjodh edhe Denis Dautaj, përkrahës i Albin Kurtit. 

Dautaj në profilin e tij në Facebook, shihet se shumë herë ka shpërndarë përmbajtje që lidhen me aktivitetetet politike të Vetëvendosjes e Albin Kurtit.

Në njërin nga postimet e tij, Dautaj, e kishte shpërndarë njërin nga fjalimet e Albin Kurtit, ku thoshte “e keni vështirë ta pranoni, por do të vijë dita”.

Në një postim tjetër ai kishte njoftuar se si diaspora duhej të regjistrohej për të votuar në zgjedhjet e 2019-ës.

No description available.

Qeveria sot ka emëruar bordin e ri të Ibër Lepencit, krysues i të cilit do të jetë Hajrije Morina, ndërsa anëtarë përpos Dautajt, do të jenë edhe Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.