Ambasadori britanik takohet me Abdixhikun, tregon çka biseduan

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott e ka pritur për kafe sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Abbott shkroi se u bisedua për planet e Abdixhikut për të ardhmen e LDK-së.

“Unë i shpreha Lumir Abdixhikut urimet e mia gjatë kafesë këtë mëngjes dhe e dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv në opozitë që ata pritet ta luajnë”, ka shkruajtur Abbott në Twitter.

Kurse LDK në njoftimin rreth takimit ka theksuar se “Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Gjatë takimit u diskutua për qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve”.