Anglia e mund 2 me 0 Shqipërinë

Përfaqësuesja e Anglisë nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar ndeshjen e së dielës mbrëma në Tiranë. Anglezët triumfuan 2:0 ndaj Shqipërisë, në kuadër të grupit I të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Kane shënoi për 1:0 në minutën e 38-të, ndërsa kapiteni i Anglisë asistoi për Mason Mount që vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 63-të.

Ndeshja do të mund të kishte rrjedhë tjetër sikur Myrto Uzuni të realizonte në rastin e mirë që e kishte në minutën e 13-të.

Anglia e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 5:0 ndaj San Marinos dhe udhëheq në grup me 6 pikë. Ndërkohë Shqipëria në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0 në udhëtim ndaj Andorrës. Ndeshjen e ardhshme kuqezinjtë e luajnë menjëherë të mërkurën në udhëtim ndaj San Marinos.