Arbëria – Feronikeli, hap sot xhiron e katërt në Superligë

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll sot do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së katërt.

Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Arbëria si vendas do të përballet me Feronikelin.

Vendasit në këtë përballje hyjnë si lider, pasi kryesojnë renditjen tabelore me shtatë pikë.

Ndërsa Feronikeli do të kërkon këndellje pas dy rezultateve jo të mira që i ka regjistruar në dy xhirot e fundit.

Ndeshja fillon nga ora 15:00.