Armend Zemaj flet për mundësinë e valës e dytë të koronavirusit këtë muaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë për të biseduar për situatën e krijuar pas pandemisë së koronavirusit.

Përmes një njoftimit në Facebook, Zemaj tha se u diskutua edhe parapërgatitje e mundshme për një valë të dytë të përhapjes së COVID-19.

“Diskutuam edhe për mundësitë për t’i parapërgatitur vendet tona për një valë të re të mundshme të virusit në vjeshtë, fillimin e vitit it të ri shkollor dhe se si të bëhen parapërgatitjet në shkolla, për ta rinisur mësimin me prezencë fizike në klasë, si dhe cilat do të ishin hapat e ardhshëm për të hapur kufijtë ndërshtetërorë për udhëtime. Biseduam edhe për vaksinat e gripit sezonal. U tha se javët në vijim për të gjitha shtetet tona vështirësi dhe sfidë është fillimi i vitit të ri shkollor”, ka shkruar Zemaj në Facebook.